image Futi ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19, kapet në flagrancë një person në Muçibabë

Siguri

Futi ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19, kapet në flagrancë një person në Muçibabë

news image

Policia e Kosovës dje rreth orës 20:00, në fshatin Muçibabë, ka kapur në flagrancë një person, i cili me veturën e tij kishte futur ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19 dhe rreth 20 ftohëse, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Ky veprim është cilësuar nga Prokurori Kujdestar si “kontrabandim me mallra”.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, është bërë konfiskimi i veturës me të cilën dyshohet se është bërë kontrabandimi dhe janë konfiskuar edhe testet e kontrabanduara.

Po ashtu, ndaj ngasësit të veturës është urdhëruar edhe ndalimi policor prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/