image Futbollisti shqiptar ftohet te Juventusi për përballjen ndaj Udineses

Futboll

Futbollisti shqiptar ftohet te Juventusi për përballjen ndaj Udineses

news image

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Giacomo Vrioni është ftuar te skuadra e Juventusit për ndeshjen ndaj Udineses, njofton klubi italian përcjell Sinjali Sport.

Juventusi do të luajë nesër në udhëtim te Udinese, në kuadër të xhiros së 34-të së Serie A-së.

Në listën e të ftuar për atë përballje bën pjesë edhe sulmuesi 22 vjeç.

Vrioni ishte jashtë fushave të blerta për 5 muaj për shkak të lëndimi që e kishte pësuar në nëntor.

“Zonja e vjetër” do kërkojë fitoren si mysafire që të mbajë hapin me kundërshtaret në luftën për top 4-en e Serie A.

Ky takim do të fillojë në ora 18:00 në stadiumin “Dacia Arena”

“Bianconeri” në këtë edicion ka pasur mungesë të konsistencës dhe me këtë rast pozicionohet në vendin e pestë me 66 pikë.

Vendasit renditen në pozitën e 11-të me 39-të pikë të arkëtuara.

Futbollsitët e ftuar te Juventusi për përballjen me Udinesen:

/Gazeta Sinjali Sporti/