image Futbollisti kosovar ftohet nga kombëtarja aziatike

Futboll

Futbollisti kosovar ftohet nga kombëtarja aziatike

news image

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë shtetin aziatik në kualifikimet e Botërorit 2022. Ish-përfaqësuesi i Kosovës ftohet për herë të parë te Malajzia, derisa paraprakisht kishte luajtur për reprezentacionin tonë, transmeton Sinjali Sport.

Ish-përfaqësuesi kosovar është ftuar në Kombëtaren e Malajzisë.

Selektori Tan Cheng Hoe e ka zbuluar sot listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të rundit të dytë kualifikues për Botërorin 2022, regjioni i Azisë.

Dhe, në mesin e tyre shihet edhe emri i Krasniqit.

Pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe pasi qëndroi 5 vjet në Malajzi, ku luajti me mjaft sukses, mesfushori ofensivë u pajis me pasaportë të Malajzisë dhe tash ka të drejt ta përfaqësojë këtë vend.

Aktualisht, futbollisti shtatlartë është pjesë e ekipit Newcastle Jets në kampionatin australian.

Malajzia do të përballen me Emiratet e Bashkuara Arabe më 3 qershor, me Vietnamin më 11 dhe me Tajlandën më 15 qershor. /Gazeta Sinjali Sporti/