image Futbollisti i Romës afër kalimit te rivali i përbetuar, Lazio

Futboll

Futbollisti i Romës afër kalimit te rivali i përbetuar, Lazio

news image

Pedro Rodriguez pranë transferimit te rivali i Romës, Lazio, raporton Sinjali Sport.

Futbollisti spanjoll është shumë afër t’i bashkohet Lazios si një transferim i lirë, shkruan Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, trajneri i të kaltërve Maurizio Sarri e dëshiron sulmuesin.

Në të kaluarën Sarri e ka menaxhuar 34-vjeçarin te Chelsea dhe ishte një nga lojtarët e preferuar për teknikun italian.

Pedro përpos, Romës dhe Chelseat, ka luajtur edhe për Barcelonën, aty ku e filloi karrierën dhe i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm.

Rodriguez mund të jetë një nga futbollistët e rrallë që e kompleton një transferim të tillë, duke e parë rivalitetin mes Romës dhe Lazios. /Gazeta Sinjali Sporti/