image Futbollisti i kombëtares shqiptare nënshkruan me Shkëndijën

Futboll

Futbollisti i kombëtares shqiptare nënshkruan me Shkëndijën

news image

Sulmuesi 27-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Sindrit Guri, është prurja më e re e Shkëndijës, shkruan Sinjali Sport.

Kështu u bë e ditur në një njoftim të kësaj skuadre në Facebook.

Guri ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me ekipin tetovar, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

17-vjeçari u transferua te Shkëndija nga KV Oostende në ligën e Belgjikës, ndërsa më përpara kishte luajtur në kategorinë Superiore dukë shënuar 21 gola në 17 ndeshje me skuadrën e Kukësit.

“Kur e mësova se mund të vij në Shkëndijë, menjëherë më lindi dëshira që sa më shpejt të vij në Tetovë dhe të nënshkruaj. Jam tepër i lumtur që pas tre viteve përsëri kthehem në një ekip shqiptar, por edhe më i lumtur që i bashkëngjitem një skuadre siç është Shkëndija, me gjithë armatën e tyre të tifozëve kuqezi. Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time që të vij në një klub i cili luan futboll me sulme. Ndjehem shumë mirë që jam këtu, pasi që e di se Shkëndija është kampion aktual i Maqedonisë së Veriut dhe ka ambicie që përsëri edhe këtë vit të shpallet kampion”, citohet të ketë thënë Guri./Gazeta Sinjali Sporti/