image Futbollisti i Kombëtares shqiptare gati për kalim te Barcelona

Futboll

Sport/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare gati për kalim te Barcelona

news image

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj së shpejti do të jetë pjesë e ekipti të Bacelones. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj do të jetë lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të prezantohet si blerja më e re e skuadrës së dytë të Barcelonës, që merr pjesë në Segunda Division B.

Manaj kishte një kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por ai nuk ishte në planet e Luis Miguel Ramis dhe vendosi që largimi ishte opsioni më i mirë.

Sulmuesi shqiptar ka ditë që së bashku me shokët e tij ka shkuar në Barcelonë, ku ndoqi “live” ndeshjen e Barcelonës B kundër Gimnastic.

Manaj do të jetë në gjendje të debutojë fundjavën e ardhshme, në “Estadi Johan Cruyff”, kundër Ejeas.

Te skuadra B, në rast se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë bindës, ka mundësinë e artë të bëhet pjesë e skuadrës së Messit. Në këtë mënyrë manaj mund të bëhet i pari futbollist shqiptar që luan me një ndër ekipet më të suksesshme në botë./Gazeta Sinjali/