Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante ka kërkuar nga leje nga klubi që të lirohet nga stërvitjet.
Kjo pasi ka frikë nga pandemia koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas disa raportimeve, Chelsea i ka dhënë leje mesfushorit francez që të largohet nga stërvitjet.
Sipas ‘Daily Mail’, frika e Kantes ka lidhje me historinë tragjike të familjes së tij.
Babai i tij vdiq kur ishte 11 vjet, vëllai i tij i madh ndërroi jetë pasi pati sulm në zemër, disa javë para fillimit të Kupës së Botës.
Kantes dy vite më parë i ra të fikët në stërvitje./Gazeta Sinjali/