image Futbollisti i Bundesligës i infektuar me koronavirus tregon atë që ka përjetuar

Futboll

Futboll/ Futbollisti i Bundesligës i infektuar me koronavirus tregon atë që ka përjetuar

news image

Lojtari i Padeborn, Luca Kilian ishte i pari në Bundesligë me koronavirus.

Në një intervistë për ‘Westfalen-Blatt, 20 vjeçari ka treguar se çka ka përjetuar, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Gjithçka nisi me 10 mars. Kisha një dhimbje të lehtë fyti, pa kollë. Më pas më erdhi dhimbja e kokës por vazhdova të stërvitem’ tha ai.

‘Pastaj, me 12 kisha vapë dhe shkova te mjeku. Një ditë më pas kisha një gjendje më të keqe. Vetëm katër ditë më pas temperatura nisi të zbres dhe të ndihem më mirë.’

‘Kisha frikë sepse po përkeqësohesha. Apeli im është qëndroni në shtëpi dhe keni kujdes’, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/