image Futbollisti gjerman nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

Futboll

Futbollisti gjerman nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

news image

Sulmuesi gjerman  Timo Werner dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Werner nuk është duke e konsideruar largimin nga Chelsea, dhe Bayern Munih nuk ka shprehur interesim për marrëveshje të re, raporton “Sport1”.

Është spekuluar që pas një sezoni në “Stamford Bridge”, Werner do të largohet nga Anglia dhe do të rikthehet në Bundesligën gjermane, por si duket këto spekulime nuk janë të vërteta.

Që nga transferimi te Chelsea në korrik 2020, Werner ka bërë 52 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 12 gola dhe 15 asistime për skuadrën londineze.

Vlera e tij momentale në marketin e transferimeve thuhet se e kap shifrën e afro 65 milionë eurove. /GazetaSinjaliSporti/