Futbollisti i Lyonit, Martin Terrier, është rrëzuar në fushë para pak minutash në ndeshjen që po zhvillohet mes Lyon dhe Toulouse, duke e humbur vetëdijen.
Ylli i Lyon-it ka frikësuar të gjithë me rrëzimin e tij në fushë. Gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë pasi frymëmarrja i është rënduar.
Mjekët e skuadrës vrapuan menjëherë për t’i dhënë ndihmë lojtarit, por nga fusha ai u largua me barrelë./ Gazeta Sinjali/