image Futbollistët e mëdhenj që mund të mos marrin pjesë në botërorin e radhës - Sinjali

Futbollistët e mëdhenj që mund të mos marrin pjesë në botërorin e radhës

news image

Shumë lojtarë të mëdhenj evropianë mund të mbesin pa luajtur në Kupën e Botës që mbahet në Katar vitin e ardhshëm.

Evropa ka 13 vende të siguruara në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, por tre nga kombëtaret do të kualifikohen përmes play-offit që luhet vitin e ardhshëm.

ERLING HAALAND (NORVEGJI)

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland është në gojën e të gjithëve në Evropë pas statistikave të tij me skuadrën e Bundesligës, si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në garat vendase. Norvegjezi nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë për kombëtaren në ndeshjen vendimtare kualifikuese kundër Holandës sonte, për shkak të një lëndimi.

ROBERT LEWANDOWSKI (POLONI)

Kandidati për Topin e Artë, Robert Lewandowski rrezikon të humbasë një vend në Katar vitin e ardhshëm, vetëm dy vjet pasi kishte pushtuar futbollin evropian me Bayern Munich.

Reprezentuesi polak ka shënuar tetë gola në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve deri më tani këtë sezon, plus 13 në 11 ndeshje të Bundesligës. Lewandowski ka shënuar 72 gola në 127 paraqitje me kombëtaren, e cila po përgatitet për shortin e play-off-it më 26 nëntor.

CRISTIANO RONALDO (PORTUGALI)

Portugalia dhe Italia kishin një fat të ngjashëm, duke humbur një vend automatikisht në Katar 2022 në raundin e fundit të ndeshjeve, pasi Serbia triumfon. Një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit rrezikon të humbasë atë që mund të jetë shansi i tij i fundit për të fituar një Kupë Bote. Ronaldo, i cili iu bashkua Manchester United gjatë verës, mbush 37 vjeç në shkurt, dhe edhe nëse askush nuk pret që ai të tërhiqet së shpejti, ai do të ishte 41 vjeç në kohën kur të vijë një mundësi tjetër.

ZLATAN IBRAHIMOVIC (SUEDI)

Një tjetër veteran që mund të ketë një shans të fundit për të luajtur në Kupën e Botës do të ishte sulmuesi i Milanit, Ibrahimovic, i cili ka ndihmuar kuqezinjtë të kthehen në majat e futbollit italian. 40-vjeçari mbërriti në janar të vitit 2020 dhe ka qenë protagonist për Stefano Piolin, i cili ka udhëhequr kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht është në krye me Napolin në Serinë A. Zlatan u rikthye nga pensionimi me kombëtaren për të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës, humbi EURO 2020 për shkak të lëndimit, por do të ishte i interesuar për të ndihmuar kombin e tij në Katar.

GARETH BALE (UELLS)

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka qenë lideri i Uellsit në vitet e fundit, duke arritur mjaft sukses. Skuadra uellsiane është kualifikuar për në play-off.  /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin