image Futbolli vazhdon edhe sot në top ligat evropiane, vëmendja në Spanjë

Futboll

Futbolli vazhdon edhe sot në top ligat evropiane, vëmendja në Spanjë

news image

Edhe sot (e hëne) në Evropë do të zhvillohen disa ndeshje interesante, shkruan Sinjali Sport.

Vëmendja kryesore në mbrëmje do të jetë në Andalusi, ku kandidatja për titull Sevilla do të pres Athletico Bilbaon.

Sevilla është duke e zhvilluar një nga edicionet më të mira në vitet e fundit, me këtë rast ata janë duke luftuar për trofeun e Laligas, pasi që ndodhen në pozitë të katërt me 70 pikë, gjashtë më pak se lideri, në tjetrën anë Bilbao ndodhet në vendin e dhjetë.

Në Angli do të luhen dy ndeshje në kuadër të Premierligës.

West Bromwich është nikoqire e Wolverhamptonit me fillim nga ora 19:00.

Vendasit veçse të rënë nga liga do të mundohen të japin më të mirën duke e parë që janë 11 pikë larg pozitës që të sigurojë pjesëmarrjen në ligë edhe për sezonin tjetër, ndërsa mysafirët janë në pozitë të 12-të me 41 pikë.

Duel interesant pritet të jetë në mes Burnley dhe West Hamit.

Me londinezët që janë duke luftuar për pjesëmarrje në garat evropiane, do kërkojnë t’i arkëtojnë pikët e plota, ndërsa Burnley thuajse e ka të sigurt qëndrimin edhe për edicionin e ardhshëm.

Në Itali në program është një ndeshje, ndërmjet Torinos dhe Parmas.

Torino kërkon pikët që të luftojë për mbijetesë, derisa Parma në këtë xhiro mund të bie nga liga.

Te vendasit paraqiten dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani, që shpresojmë te jenë titullar.

Në Gjermani do të luhet një ndeshje e mbetur e xhiros së kaluar.

Mainzi luan në shtëpi ndaj Hertha Berlinit, në kuadër të javës së 31-të të Bundesligës.

Vendasit gjenden në vendin e 12-të me 34 pikë, kurse mysafirët në pozitë të 17-të me 26 pikë.

Laliga:

Sevilla – Athletico Bilbao 21:00

Premierliga:

West Bromwich – Wolverhampton 19:00

Burnley – West Ham 21:15

Serie A:

Torino – Parma 20:45

Bundesliga:

Mainz – Hetha Berlin 18:00. /Gazeta Sinjali Sporti/