image Fushë Kosovë, tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e një femre, arrestohet

Siguri

Fushë Kosovë, tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e një femre, arrestohet

news image

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje pasi, sipas policisë, ka tentuar të hynte me forcë në shtëpine e një femre, shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Rasti në polici është hapur si “sulm seksual”, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL…Fushë Kosovë 11.09.2020 – 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që me forcë të hyjë në shtëpinë e viktimës femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/