image Fushë Kosovë: Një person sulmon dy të rinj me shkop bejsbolli, ata i kthehen dhe e bëjnë për spital

Siguri

Fushë Kosovë: Një person sulmon dy të rinj me shkop bejsbolli, ata i kthehen dhe e bëjnë për spital

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person dyshohet se ka sulmuar me shkop të bejsbollit dy të tjerë.

Sinjali mëson se kështu ka nisur konflikti që eskaloi në përleshje mes tre të dyshuarve, me ç’rast dy të rinjtë që u goditën me shkop, u kthyen dhe e rrahën keq 29-vjeçarin.

Si pasojë e rrahjes, tre të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari që përdori shkopin e bejsbollit ndalohet për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/