Qeveria e Kosovës i ka kategorizuar komunat në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit të COVID-19, teksa Fushë Kosova është futur në zonën e kuqe, pra me rrezik të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij vendimi, në Fushë Kosovë duke filluar nga sot, në ora 19:00 do të mbyllet çdo aktivitet ekonomik, do të vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve dhe do të ketë orë policore deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë të siguruar nga Gazeta Sinjali.