image Djali me të cilin fliste ia shpërndan fotografitë te familjarët, vajza nga Fushë - Kosova tenton të vetëvritet

Siguri

Djali me të cilin fliste ia shpërndan fotografitë te familjarët, vajza nga Fushë – Kosova tenton të vetëvritet

news image

Një vajzë në Fushë – Kosovë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj pasditen e 13 janarit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë akt, ajo kishte provuar që ta kryente për shkak se djali me të cilin fliste ia keqpërdori besimin.

Ajo ka raportuar dje në Polici si personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.

Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.

Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet. Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”./GazetaSinjali/