image Sot luhen tri ndeshjet tjera në Kupën e Kosovës, vëmendja te "Fadil Vokrri"

Futboll

Sot luhen tri ndeshjet tjera në Kupën e Kosovës, vëmendja te “Fadil Vokrri”

news image

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës.

Patjetër që vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet Prishtina me Drenicën.

Dy skuadrat që janë përforcuar mjaft shumë në afatin kalimtar të janarit, do të kërkojnë kalimin në çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër do të përballet Fushë Kosova me Dritën dhe Ballkani me Malishevën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë me fillim nga ora 13:00./Gazeta Sinjali Sporti/