image Fushata zgjedhore/ Vetëm 20 persona dalin ta presin Kurtin në Mitrovicë - Sinjali

Fushata zgjedhore/ Vetëm 20 persona dalin ta presin Kurtin në Mitrovicë

news image

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka dalë në Mitrovicë që ta përkrah Agim Bahtirin për kryetar të kësaj komune.

Vizita e Kurtit erdhi pas polemikave që Bahtiri do ta humbasë këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Në një fotografi që po qarkullon në media, shihet që kryeministrin kanë dalë ta presin rreth 20 persona.

Kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar përçarje brenda degës së VV-së në Mitrovicë, pasi disa aktivistë e kundërshtuan.

“E duam Albinin, por jo Agimin”, ishin disa grafite që së fundmi janë parë në lagjen e Tavnikut.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin