Sot në Kosovë vazhdon dita e pestë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Fushata e nisur më 25 shtator do të përfundojë më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.
Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë./ Gazeta Sinjali/