Partitë politike dje zyrtarisht kanë hapur fushatën për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, partitë politike e kishin filluar jozyrtarisht fushatën e tyre elektorale duke vizituar kështu shumë qytete. Edhe zyrtarisht, më 3 shkurt, fushatën e nisën duke shkelur masat antiCOVID.
Krahas vizitave, pothuajse të gjitha partitë kanë shkelur masat antiCOVID, duke mbledhur qindra njerëz pa mbajtje të maskave dhe mosrespektim të distancës.
Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muçaj ka njoftuar sot se Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për mosrespektim të masave antiCOVID.
“MIRËMËNGJESI Buxhet i Kosovës, 2000€ gjobë për AAK, ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, shkroi ndër të tjera Muçaj në Facebook.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Dega e PDK-së në Prizren është dënuar me 2 mijë euro për shkelje të masave antiCOVID./Gazeta Sinjali/