image Fushata zgjedhore fillon sot, por kërkohet kujdes me fëmijët

Kosovë

Sport/ Fushata zgjedhore fillon sot, por kërkohet kujdes me fëmijët

news image

Sot zyrtarit fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor 2019. Me slloganin “Trego fuqinë tënde, voto”, KQZ ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët për deputet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të bëjnë fushatë të dinjitetshme dhe të mos shkelin ligjet e kodin e mirësjelljes.

Gyltene Sylejmani kryetare e PZAP, tha se nëse ka shkelje do të shqiptohen gjoba deri ne 50 mijë euro.

“Të gjithë subjektet politike dhe kandidatët e tyre kanë të drejtë të mbajnë fushate brenda afatit”, tha Sylejmani.

“PZAP mund te shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, tha Sylejmani.

Faton Ademi, anëtarë i PZAP-së u bëri thirrje partive dhe kandidatëve t’i respektojnë kodet dhe ligjet.

“PZAP nuk do të tolerojë asnjë kandidat të shkel ligjin, jemi këtu t’u bëjmë thirrje kandidatëve dhe partive politike që të respektojnë kodet e mirësjelljes”, tha Ademi.

Zgjedhjet e kaluara PZAP ka ndarë gjobë 248 mije për shkelje të kodit të mirësjelljes kryesisht vendosjen e banerave me vende te ndaluara.

Koalicioni i organizatave joqeveritare ”Demokracia në Veprim”, të martën ka mbajtur konferencë për medie lidhur me monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019.

Udhëheqësi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu tha se tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës zgjedhore. Kryeziu ka kërkuar që gjatë fushatave të mos përdoren fëmijët, veturat e pasuritë tjera publike.

“U bënë thirrje subjekteve politike të respektojnë kodin e sjellës dhe etikës duke filluar me mënjanimin e gjuhës seksiste dhe jo etike e cila veç ka filluar që nga shpërndarja e Kuvendit. Kërkohet shmangie e veturave publike dhe të gjitha aseteve publike, hapësirave publike, të shmanget përdorimi i fëmijëve nëpër fushata”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/