Njoftimi për vdekjen e ‘nënës tuaj’ në rast se nuk e vendosni maskën mbrojtëse, i cili po tmerron qytetarët, nuk është ‘fushatë’ vetëdijësuese e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për të kuptuar nëse ky ‘njoftim’ hyn në kuadër të fushatës vetëdijësuese të MSh-së.
“Jo s’ka të bëjë me MSh-në”, tha Hoti për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, ky njoftim është pritur keq nga qytetarët.
Dhjetëra përdorues të rrjeteve sociale kanë kundërshtuar përmbajtjen e këtij mesazhi, ndërkohë kanë kërkuar nga autoritetet të hetojnë se kush fshihet prapa kësaj ideje. /Gazeta Sinjali/