image Funksionalizohet stomatologjia për fëmijë në QKMF-në e Mitrovicës

Shëndetësi

Funksionalizohet stomatologjia për fëmijë në QKMF-në e Mitrovicës

news image

Sektori i Shëndetit Oral të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ka aktivizuar Shërbimin e Stomatologjisë për Fëmijë.

Rreth kësaj çështje ka njoftuar Komuna e Mitrovicës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Shëndetësi ka bërë të ditur se në kuadër të këtij shërbimi do të punojnë tre specialistë të stomatologjisë së fëmijëve dhe tre asistentë të stomatologjisë, gjersa është paraparë që ky numër të rritet në të ardhmen.

Drejtoria për Shëndetësi si pjesë të rëndësishme të planit të punës e ka edhe riorganizimin dhe reformimin e Sektorit të Shëndetit Oral në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe aktivizimi i Shërbimit të Stomatologjisë së Fëmijëve është hap konkret në këtë drejtim“, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

/GazetaSinjali/