KB Trepça ka triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë finale ndaj KB Yllit, për t’ia mohuar titullin suharekasve.
Pas një fundi dramatik, mitrovicasit triumfuan me rezultat 58-55 në Suharekë ndaj KB Yllit.
Ylli kishte epërsinë prej 2-0 pas ndeshjeve të para dhe me një fitore eventuale sot, do të shpalleshin kampion, sidoqoftë KB Trepça i’a pamundësoi këtë, për ta zhvendosur tani serinë në Mitrovicë, në ndeshjen e katërt.