image Ylli blindon djaloshin e qytetit, zgjat kontratën me Gëzimin për tre vite - Sinjali

Ylli blindon djaloshin e qytetit, zgjat kontratën me Gëzimin për tre vite

news image

KB Ylli ka nisur konsolidimin e skuadrës për sezonin 2022-23.

Suharekasit humbën dy yjet e tyre, Erjon Kastrati dhe Mikhaile Tmusic, të dy duke kaluar tek nënkampionët, Trepça.

Megjithatë, djaloshi i qytetit, Gëzim Morina nuk e ka ‘tradhëtuar’ qytetin e tij, pasi tashmë ka rinovuar kontratën me Yllin edhe për tre vite të tjera.

Klubi suharekas gjithashtu ka njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me kryesinë që e kishte edhe vitin e kaluar, teksa së shpejti priten përforcimet për të synuar mbrojtjen e titullit kampion dhe për të shkuar sa më larg në garat evropiane.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: