Fulham ka rimarrë sërish avantazhin ndaj Chelseas.
Vendasit mbyllën në epërsi 45 minutëshin e parë, me golin e Willian.
Blutë reaguan shpejtë në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 47-të, me anë të Kalidou Koulibaly.
Kur u mendua se ky gol mund të jetë i kthesës për londinezët që të tentojnë fitoren, atyre u ndodhi e papritura.
Pas një ndërhyrje të ashpër nga Joao Felix në kundërshtarin, ai u përjashtua me karton direkt të kuq në minutën e 57-të.
Kjo bëri që Fulhami ta ndëshkojë Chelsean pasi numëroi një lojtar më shumë në fushë.
Sulmuesi Vinicius shënoi në minutën e 73-të për të rimarrë epërsinë, për rezultatin 2-1.
GOAL! Fulham 2-1 Chelsea (Vinicius) #FulChe
— Olaoluwa (@olaoluwa_fm) January 12, 2023
Finished for Chelsea
pic.twitter.com/3oXgsZ6OWY