image Ftesa ndaj Ollurit, tejkalim i mandatit ligjor të policisë

Kosovë

Reagon AGK: Ftesa ndaj Ollurit, tejkalim i mandatit ligjor të policisë

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj urdhërit policor drejtuar gazetarit Parim Olluri për tu paraqitur në polici.

AGK thekson se ky urdhër është masë ekstreme e veprimit të një institucioni publik, i cili i tejkalon kompetencat dhe mandatin e vet ligjor.

Sipas kësaj organizate, çdo pretendim për shpifje duhet të trajtohet në bazë të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës ta tërheq ftesën për paraqitje në stacion policor, si dhe sqarim publik nga Drejtori i Përgjithshëm për arsyet pse ka ardhur deri në këtë pikë kjo situatë.

Në vijim, reagimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës./Sinjali/