image FSShK - Kurtit: O respektoje ligjin dhe paguaji shtesat, o anuloje dhe shpalle të përfunduar pandeminë

Shëndetësi

FSShK – Kurtit: O respektoje ligjin dhe paguaji shtesat, o anuloje dhe shpalle të përfunduar pandeminë

news image

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike, duke i kërkuar që bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, t’i vazhdojë shtesat në paga për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes kësaj letre publike FSSHK i ka kërkuar Kurtit që ose ta zbatojnë këtë ligj dhe t’i paguajnë shtesat konform tij, ose ta anulojnë këtë ligj dhe ta shpallin pandeminë e përfunduar në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kërkesë Publike nga FSSHK-ë

I nderuar Zt.Kryeministër Kurti,

Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës që të ju vazhdon shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave.

Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetërave shkresave që ja kemi adresuar : Presidenitës të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministritë, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojn komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigjie.

I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë.

Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë dinë.

Zoti Kryeministër është koha të reflektoni. /GazetaSinjali/