image FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhën urryese po e njollosë punën tonë, shihemi në greva

Shëndetësi

FSSHK i reagon Kurtit: Me gjuhën urryese po e njollosë punën tonë, shihemi në greva

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të Kurtit. Nga kjo sindikatë përmes një njoftimi kanë thënë se Kurti me gjuhë të ashpër e urryese po e njollosë punën e tyre.

Kjo federatë insiston në Ligjin e Pagave, duke kërkuar rritjen e pagës minimale, e nëso nuk përmbushen këto kërkesa ata kanë paralajmëruar greva.

Kurti gjatë seancës në Kuvend ka thënë se ka pasur sindikalistë që janë rrahur mes vete dhe kanë bërë marrëveshje me paritë e PAN-it.

“Kemi qenë gjithmonë afër sindikatave, por duhet ta kuptojmë, që as dikur as sot, krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Kemi pasur sindikalistë, që në kohën e privatizimit, ata u patën rrahur. Në anën tjetër kemi sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha ai.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për  realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:

Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike:

LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!                                     

A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..!

Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.
Shihemi në Grevë!

/GazetaSinjali/