image Deputetet e PAN-it koordinohen menjëherë mes vete me veprime opozitare

Kosovë

Veprimi/ Deputetet e PAN-it koordinohen menjëherë mes vete me veprime opozitare

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj, kanë filluar menjëherë koordinimin për t’i bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pritet ta udhëheqë qeverinë e re.

Në momentin e betimit të deputetëve, Musliu e Kadrijaj morën disa flamuj të vegjël kombëtarë, duke i vendosur përpara deputetëve të LVV-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky veprim i koordinuar ndërmjet deputeteve të PDK-së dhe AAK-së u bë si për t’ia kujtuar LVV-së se kishin harruar t’i vendosnin përpara flamujt kombëtarë, ashtu siç kishin bërë gjatë betimit në legjilaturën e kaluar të Kuvendit.

Megjithatë, një flamur kombëtar ishte vendosur në mes të rendit të parë të ulësve ku ishin deputetët e LVV-së.

Siç duket, koordinimi i opozitës së re ka nisur më herët sesa që pritej, pavarësisht se ende nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje. /Gazeta Sinjali/