image PDK-ja: PAN-i ka vdekur, ne jemi pishman që kandiduam Haradinajn për kryeministër

Kosovë

Deklaratë/ PDK-ja: PAN-i ka vdekur, ne jemi pishman që kandiduam Haradinajn për kryeministër

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi tha se PAN-i ka vdekur në vitin 2017, dhe se PDK është pishman që kanë kandiduar atë kohë Ramush Haradinaj për kryeministër.

“PAN-i ka vdekur, PAN-i ka mbaruar në 2017, PDK është pishman që e ka kandiduar për kryeministër Ramush Haradinaj, ne kishim shpresuar që ai do të punonte më shumë”, u shpreh Bytyçi.

Ai gjithashtu thekosi se PDK-ja nuk ka besuar që qeveria do të prishej brenda pandemisë.

“As ne nuk kemi besuar që do të prishet qeveria brenda pandemisë. Për 52 ditë është e vështirë të flasësh nëse qeveria ka qeverisur keq, por ka pasur gabime”, tha ai në Info Magazinë.

Bytyçi tha se qeverinë nuk e rrëzoi PDK-ja por kryeneçësia e Albin Kurtit./ Gazeta Sinjali/