image Mimoza Kusari fajëson PAN-in për sulmin me vezë ndaj Hotit

Kosovë

Reagim/ Mimoza Kusari fajëson PAN-in për sulmin me vezë ndaj Hotit

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Për një veprim të tillë, Kusari përmes një postimi në Facebook haptazi e ka akuzuar opozitën, duke thënë se “në qeverisjen paraprake (atë të PAN-it) pamë vetëm ngarendje pas kapjes së shtetit, tenderomani, nepotizëm e mos më keq. Izolim të shtetit dhe humbje të besimit të qytetarëve se ndonjëherë do të bëhet mirë në këtë vend”, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputetja e VV-së ka thënë se tash që PAN-i ka dalë në opozitë të bëhen më kreativ.

“Tash ju që keni dalë në opozitë, keni pak më shumë kohë të mendoni dhe të jeni më kreativ në ofrim të alternativave. Andaj, leni vezët e mendoni pak më shumë çka i bën mirë demokracisë së vendit kur ju bëni opozitën e mirëfilltë. Si e bëni ju pushtetin e pamë, andaj i humbet zgjedhjet. Treteni mirë këtë realitet dhe kuptojeni se shumë gjatë do të mbeteni opozitë nëse krejt çfarë do të bëni është të gjuani me vezë”, ka shkruar Kusari./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mimoza.kusari.3/posts/10158058836669855