image FSK, trajnon policinë dhe agjencinë e emergjencave

Siguri

ZHYTJE/ FSK, trajnon policinë dhe agjencinë e emergjencave

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës po e trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për zhytje në ujëra.

Trajnimi i emërtuar „Zhytje e avancuar“  po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Instruktorët e specializuar të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, (QTKSH), kanë organizuar këtë trajnim me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale, në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore. 

Në këtë trajnim, që përfshin pjesën teorike me 27 orë dhe pjesën praktike me 75 orë, testohen aftësitë  në fusha të ndryshme që kapin elementin e zhytjes, si: zhytja dhe llojet e zhytjes; komunikimi nënujor; presioni dhe ligjet e fizikës; mjekësia e zhytjes; zhytja në izobat; zhytja në grup; zhytja në thellësi; menaxhimi nënujorë; zhytja natën; navigimi natën etj. 

Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator./Sinjali/