image FSK realizon trajnimin ‘’Simboli i Ujkut’’

Siguri

FSK realizon trajnimin ‘’Simboli i Ujkut’’

news image

Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar edhe një trajnim për ngritjen e nivelit professional, kondicional dhe aftësitë  e mbijetesës.

FSK-ja njofotn se trajnimi “Simboli i Ujkut”, është një ndër trajnimet më sfiduese, i cili mbahet nga KFT. Qëllimi i këtij trajnimi është të ngrisë nivelin profesional,  kondicional dhe aftësitë e mbijetesës  së pjesëtarëve të saj me qëllim përmbushjen e misionit të KFT-së. Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëtarët e certifikuar janë të gatshëm për çfarëdo sfide dhe detyre që u ngarkohet.

Më tej FSK-ja tregojnë se në këtë trajnim, pjesëtarët trajnohen dhe testohen në detyra të ndryshme deri në nivel skuadre, duke përfshirë: drille të betejës, patrulla luftarake dhe rikonicionit, qitje individuale deri në nivel skuadre, operimi ditën dhe natën dhe mbijetesa. Pjesëtaret të cilët përfundojnë me sukses  trajnimin certifikohen dhe mbajnë emblemën “Simboli i Ujkut”.

/GazetaSinjali/