Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia kanë stërvitur së bashku në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Pomazatin.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar se sinergjia e institucioneve të sigurisë së vendit është garanci për të ardhmen e sigurt.
“Stërvitje e përbashkët e ushtarakëve të FSK-së dhe policëve të Policisë së Kosovës në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Pomazatin”, ka thënë Mehaj.
“Sinergjia e institucioneve të sigurisë së vendit -garancë për të tashmen dhe të ardhmen tonë të sigurtë!”