image FSK del me njoftim për autoblindën e cila u përfshi nga zjarri

Siguri

FSK del me njoftim për autoblindën e cila u përfshi nga zjarri

news image

Forca e Sigurisë së Kosovë përmjet një komunikate për media kanë dhënë detaje për automjetin i cili është parë në autostradë duke marrë flakë. Nga FSK bëjnë mne dije se zjarri është shkaktuar për arsye teknike të brendshme të instalimit.

Ata bënë të ditur që kjo ka ndodhur sot rreth orës 14:00 gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, përkatësisht në fshatin Krivovë.

“Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve”- thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ndryshe, rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi për komunikim strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi.

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se zjarri është neutralizuar nga personeli i FSK-së.

/GazetaSinjali/