image Digjet një autoblindë e FSK-së, nga Ministria e Mbrojtjes japin detaje për Sinjalin

Siguri

Digjet një autoblindë e FSK-së, nga Ministria e Mbrojtjes japin detaje për Sinjalin

news image

Foto ilustruese


Një autoblindë e Forcës së Sigurisë së Kosovë për shkaqe teknike është përfshirë nga zjarri. Shefi për komunikim strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi tha për Gazetën Sinjali se nuk ka të lënduar.

Ai shtoi se zjarri është neutralizuar nga personeli i FSK-së.

“Sot në ora 14:00, gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, në fshatin Krivovë, për shkaqe teknike të brendshme të instalimit, automjetit ka marrë zjarr.

Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar, dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve”, tha Seferi.

/GazetaSinjali/