COVID-19

Të infektuar

1142

Të shëruar

871

Të vdekur

30

Muzikë/ Frymëzohen nga koronavirusi, “The Rolling Stones” publikojnë këngën e parë pas 8 vitesh

news image

Grupi i famshëm i rockut, The Rolling Stones ka publikuar një këngë të re pas 8 vitesh “pushim”.

Kënga me titull “Living in a Ghost Town” (Të jetosh në një qytet-fantazmë) është frymëzuar nga situata që po kalon bota me koronavirusin.

“Jeta ishte kaq e bukur, tani jemi të gjithë në karantinë/ Ndihem si fantazmë që jeton në një qytet-fantazmë”, janë disa nga vargjet e këngës të kënduara nga Sir Mick Jagger.

Kjo është kënga e parë e The Rolling Stones që nga viti 2012. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: