Portugalia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila kufizon lirinë e lëvizjes për të luftuar përhapjen e virusit të ri CoVid-19 në vendin e 10 milionë banorëve.
“Unë kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një vendim i jashtëzakonshëm në një periudhë të jashtëzakonshme”, tha presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, gjatë një fjalimi.
“Nuk është një ndërprerje e demokracisë. Por është demokracia ajo që po përpiqet të parandalojë një ndërprerje të pariparueshme të jetës së njerëzve”, shpjegoi ai për të justifikuar këtë vendim, i cili nuk është parë që nga viti 1974.
Ndryshe, nga koronavirusi në botë janë infektuar mbi 214 mijë njerëz, ndërsa kanë vdekur mbi 8 mijë e 700 të tjerë./GazetaSinjali/