Koronavirusi tashmë ka filluar të prek edhe aktivitetet sportive. Pas Series A, edhe një ligë tjetër e madhe evropiane, pritet që të marr vendim që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë.
Premier Liga pritet që të marr vendim që ndeshjet të luhen pa tifozë, transmeton Gazeta Sinjali.
Drejtori i Everton, Ryazantsev ka frikë që ndeshjet e Premier Ligës të luhen me dyer të mbyllura.
“Ne po e ndjejmë që mund të ndodh në javët e ardhshme. Do të jetë një vendim i detyrueshëm. Normalisht askush nuk dëshiron që të luajmë me dyer të mbyllura.”, u shprehë ai.
Frika më e madhe në Premier Ligë është nëse një lojtarë del pozitiv sepse do të duhej që të gjitha klubet të ndalonin të gjitha aktivitetet./Gazeta Sinjali/