image Frika e infektimit me Covid-19 në Angli, qytetarët ‘bojkotojnë’ spitalet

Botë

Pandemia/ Frika e infektimit me Covid-19 në Angli, qytetarët ‘bojkotojnë’ spitalet

news image

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se njerëzit mund të lënë pa trajtuar kancerin dhe sëmundje të tjera të rënda, pasi kanë frikë se mos infketohen nga koronavirusi nëse shkojnë në spital.

Shumë shtretër në Spitalin Warrington ishin bosh të premten, në disa raste pavijonte ishin të shkreta plotësisht. Autoritetet e Shëndetit Publik në Angli thanë që vizitat në departamentet e urgjencës spitalore kishin rënë me gati 50% në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Organizata bamirëse e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar vlerësoi se 2,250 raste të reja të kancerit mund të mos zbulohen çdo javë, pjesërisht sepse njerëzit nuk kanë dëshirë të shkojnë në spitale nga frika e infektimit me koronavirus ose mbingarkesës së sistemit.

Dr Anna Vondy, konsulente në mjekësinë e urgjencës thotë se është e shqetësuar që njerëzit po qëndrojnë larg nga ardhja në spital sepse janë të shqetësuar për infektimin me COVID ose se janë një barrë për sistemin shëndetësor. “Unë nuk besoj se sulmet në zemër kanë ndaluar papritur. Nuk besoj se njerëzit nuk kanë goditje”.

Sistemi Shëndetësor ka inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë urgjente nëse është e nevojshme dhe të marrin pjesë në kontrollimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. /Euronews