Një aksident ka ndodhur sot në jug-perëndim të Francës, ku tre emigrantë humbën jetën ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pasi u goditën nga një tren i shpejtësisë së lartë.
Emigrantët u goditën nga treni përderisa flinin në shina në qytetin bregdetar të Biarritz, bëhet e ditur nga autoritetet e vendit.
Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur, ndërkaq kryebashkiaku i qytetit ka thënë se zona ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.
Policia ende nuk i ka identifikuar viktimat, ndërkohë që burimet deklarojnë se emigrantët janë shtetas algjerianë./GazetaSinjali/