image Francë, tërhiqet zvarrë nga policët gruaja që refuzoi të vendoste maskën

Siguri

Botë/ Francë, tërhiqet zvarrë nga policët gruaja që refuzoi të vendoste maskën

news image

Rreth 400 persona morën pjesë dje në një ndeshje futbolli të paautorizuar në Strasburg të Francës.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka ngritur alarmin dhe u shpreh mjaft i shqetësuar se si një grumbull kaq i madh njerëzish u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk kanë respektuar masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një vend tjetër të Francës, policia u përball me një grua që nuk pranoi të vendoste maskë.

Ajo ka tentuar të kafshonte një nga policët dhe u tregua e pabindur. Gruaja u tërhoq zvarrë nga policët dhe u fut në një makinë policie.

Ajo u akuzua për dhunë kundër policisë./Gazeta Sinjali/