Kampionia e Botës, Franca ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit miqësore ndaj Bullgarisë para Evropianit, shkruan Sinjali Sport.
Gjelat me rezultat të pastër 3-0, arritën fitoren ndaj Bullgarisë.
Antoine Griezmann me një super gol dhe Olivier Giroud me dy tjerë shënuan për vendasit.
Mirëpo, kjo fitore mund të i del më shije të hidhur francezëve, pasi në minutën e 37-të Karim Benzema pësoi një lëndim, që mund të ia rrezikoj pjesëmarrjen në EURO.
Skuadra e Deschamps në Kampionatin Evropian bën pjesë në grup me Portugalinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, ndryshe i quajtur edhe grupi i vdekjes. /Gazeta Sinjali Sporti/