image Franca po përballet me protesta kundër pasaportës së vaksinimit

Evropë

Franca po përballet me protesta kundër pasaportës së vaksinimit

news image

Franca nuk po pushon dot nga protestat kundër përdorimit të detyrueshëm të pasaportës së vaksinimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Tashmë janë bërë katër javë rresht që kur protestuesit mblidhen në sheshet e qyteteve të ndryshme për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth pasaportës së vaksinimit.

Sipas tyre kjo pasaportë është anti shëndetësore dhe një dokument që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Dy ditë më parë Franca kaloi një ligj që zgjeron hartën e vendeve ku duhet dëshmia shëndetësore për të hyrë si në kafene, restorante, udhëtimet të gjata dhe në disa raste edhe spitale. deri tani lista përfshinte kinema, salla koncertesh dhe parqe me një kapacitet mbi 50 njerëz.

Disa persona dolën në protestë edhe kundër vendimit të qeverisë për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë.

Megjithatë sondazhet në Francë tregojnë se shumica e njerëzve i mbështesin pasaportat shëndetësore që u lëshohen si individëve të vaksinuar apo dhe atyre që japin prova se e kanë kaluar Covidin.

/Gazeta Sinjali/