image Franca pas dënimit, vendos dëbimin e shqiptarëve që vodhën 50kg ari e gjëra me vlerë

Botë

Botë/ Franca pas dënimit, vendos dëbimin e shqiptarëve që vodhën 50kg ari e gjëra me vlerë

news image

Autoritetet franceze kanë vendosur t’i dëbojnë nga vendi 4 grabitësit shqiptarë, të cilët u kapën me 50kg bizhuteri dhe sende të çmuara të vjedhura.

Ky grup dyshohet se ka kryer më shumë se 400 grabitje në Francë, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua nga Policia e Versajës.

Me këtë rast u arrestuan edhe klineti dhe një argjendar belg, i cili dyshohet se ka shkrirë në argjendarinë e tij në Belgjikë, arin e vjedhur në Francë.

Në mars të vitit 2019, hetuesit e Versajës vunë re një rritje të vjedhjeve në disa zona. Vjedhjet bëhen sistematikisht në kohën kur bie nata dhe pronarët pas punës kanë dalë e nuk janë kthyer ende në shtëpi.

Pas hetimeve një shqiptar rreth të 50-ve, i arrestuar në vitin 2012 për vjedhje, ndihmoi policinë për të identifikuar “kolegët” e tij.

Nga pamjet filmike, hajdutët synonin vetëm para dhe bizhuteri, veçanërisht ari dhe diamanti. Nga hetimi rezultoi se shqiptari, kreu i grupit të grabitësve, udhëtonte shpesh për në Antëerp, Belgjikë, për të shkrirë çdo herë të paktën një kilogram ar (përafërsisht 45,000 euro).

Më 5 shkurt 2020, hetuesit francezë mësuan se ishte planifikuar një udhëtim i ri i tij në Belgjikë: 50 policë belgë dhe njëqind francezë ndërmorën veprime konkrete. Në Paris dhe Seine-et-Marne, arrestohet kreu i grupit, si dhe katër shqiptarë.

Atyre iu zbuluan më shumë se 50 kilogram bizhuteri ari si dhe 11,000 euro para “cash’. Në Belgjikë, klienti dhe argjendaria janë kapur, po ashtu si të përfshirë me ngjarjet./Gazeta Sinjali/