Franca të hënën raportoi se më shumë se 833 persona kishin vdekur nga koronavirusi në spitale dhe shtëpi pleqsh gjatë 24 orëve të mëparshme, numri më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në këtë shtet.
“Ne nuk kemi arritur në fundin e ngjitjes së kësaj epidemie”, u tha ministri i Shëndetit, Olivier Véran, gazetarëve, ndërsa njoftoi numrin e ri.
Véran tha se vdekjet më të fundit kishin sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave nga epidemia e coronavirusit në Francë në 8 mijë e 911.
Sipas medieve franceze, shifrat tregojnë se për Francën, e cila ka qenë në karantinë që nga 17 marsi, lufta ndaj koronavirusit ishte larg nga e fituar.
Franca tani po jep një numër të përditshëm të vdekjeve të në spitale dhe shtëpi pleqsh. Më parë, ky shtet kishte dhënë vetëm numrin e spitaleve në baza ditore. /Gazeta Sinjali/