image Fqinjët rrihen mes vete për parking në Prizren

Siguri

Fqinjët rrihen mes vete për parking në Prizren

news image

Pesë persona, të cilët janë fqinjë mes vete, janë përfshirë në një përleshje fizike sot në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se motiv i rrahjes dyshohet se është një mosmarrëveshje për parking.

Konflikti mes tyre ndodhi afër Stacionit Policor të Trafikut. Sinjali mëson se të përfshirë në këtë rast janë pesë persona.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por nga Zyra e Mediave kanë thënë se nuk posedojnë informacione./Gazeta Sinjali/