image Foyth s’ka të ardhme në Tottenham, kalimi te Barcelona bëhet i mundshëm

Futboll

Futboll/ Foyth s’ka të ardhme në Tottenham, kalimi te Barcelona bëhet i mundshëm

news image

Agjenti i lojtarit të Tottenham Juan Foyth, Claudio Curti beson që klienti i tij nuk ka të ardhme tek skuadra e Spurs.

22 vjeçari nuk po arrini që të bëhet pjesë e planeve të Jose Mourinhos këtë sezon, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Për ato që kanë ndodhur në kohët e fundit, nuk e besoj. Por, ne ende kemi kohë që të flasim me Tottenham për të bërë të qartë të ardhmen e Foyth’

‘Ne nuk gjykojmë vendimet e trajnerit dhe nuk përzihemi në punën e tij por është e qartë që projekti I klubit për Juanin ka ndryshuar’, u shprehë ai për ‘talkSport’.

Foyth është lidhur me një kalim te Barcelona kohët e fundit dhe një transferim i tillë dita e ditës po bëhet më i mundshëm./Gazeta Sinjali/