Protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha po vijon në selinë blu. Mbështetësit e tij janë futur me forcë brenda selisë duke shqyer dyert.
Madje, militantët e liderit historik të PD-së janë futur brenda dhe kanë thyer xhamat e derës kryesore.
Mirëpo, krahas situatës së tensionuar, vëmendje ka tërhequr një poster në hyrje të selisë, në të cilin shkruhet: “Sot shpallet fituesi VIP Big Brother”.
Mesa duket protestuesit kanë gjetur një mënyrë interesante për të ironizuar “largimin” e kryedemokratit Lulzim Basha.
FOTO: